Kosova Hacker

Computers and Internet


You are not connected. Please login or register

Ngjarje Humoristike :D:D

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Ngjarje Humoristike :D:D on Thu Mar 27, 2008 3:42 pm

Agait i pjell edhe kau, jo vetėm lopa

Ai qė bėhet i urtė si delja, e hanė ujqėt

Ai qė ēdo ditė ka njė dėshirė tjetėr, asnjėherė nuk arrin ta plotėsojė dėshirėn e tij

Ai qė di tė vjedhė, di edhe tė fshijė gjurmėt

Ai qė din me kuvenė, e hijeshon nejen nė atė ven

Ai qė don me u ba zengin, niset mė sė pari me vjedhė

Ai qė ėshtė i pasur, jep nga teprica, ai qė nuk ėshtė i pasur jep nga zemra

Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė

Ai qė han hudėr nuk e ndien erėn e vet, por ia ndijnė tė tjerėt

Ai qė i mbėshtetet pemės sė madhe, gjen hijė gjithmonė

Ai qė ka frikė edhe kur ka tė drejtė, nuk fiton

Ai qė ka, don edhe ma

Ai qė me indiferencė i shikon vuajtjet e tė tjerėve ėshtė sadist

Ai qė kėrcėnohet, rrallėherė hakmirret

Ai qė ngutet, ēdoherė vonohet

Ai qė premton shumė, bėn pak

Ai qė s'bindet, nuk din tė komandojė

Ai qė nuk e don babanė dhe nėnėn, ai nuk e don askend

Ai qė s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolegė,as si bashkėpunėtor e as si fqi

View user profile

2 Re: Ngjarje Humoristike :D:D on Thu Mar 27, 2008 3:43 pm

Peshkatari

Nje peshkatar duke peshkuar ne breg te lumit, e vren nj pule te
madhe. E rremben, ia pret kryet, ia nduk pendlat dhe e fut ne strajce.
Shpejt vjen nje fshatar dhe e pyet:
-Me falni, e pate pulen time ?
-Jo.
-udi, e t kujt jan kto pendla ktu?
-Ne te vertet, kaloi nj pule dhe me luti tia ruaj teshat derisa te
lahet.

PARKU

Nje vogelushi i behet monoton qendrimi ne park:
-Mami, u merzita duke qendruar ketu.
-Si ste vjen turp, po te mos ishte ky park sdo te ishe as ti.

Letra pėr Kushnerin...

Zoti Kryetar i Gjykatės Supreme tė Kosovės Kam nderin t'i drejtohem Shkėlqėsisė Suaj, qė tė mė ndihmojė nė zgjidhjen e problemeve tė mia familjare, meqė gjyqet tashmė kanė nisur tė funksionojnė. Ja se si ėshtė puna. Jam i martuar me njė vejushė e cila ka njė vajzė. Babai im ėshtė ėshtė martuar me vajzėn e gruas dhe ėshtė bėrė dhėndėrr imi, dhe kėshtu, thjeshtra ime ėshtė bėrė njerkė imja. Pėr mė tepėr, unė dhe gruaja e bėmė edhe njė djalė. Ky fėmijė ėshtė djali i nėnės sė gruas sė babait tim, pra kunat (vėlla i gruas) i babait tim, por si rrjedhojė, edhe daja im, meqė ai ėshtė vėlla i njerkės sime. Kėshtu, djali im ėshtė bėrė dajė imi. Kur gruaja e babait tim (thjeshtra dhe njerka ime), do tė bėjė njė djalė, ai do tė jetė nip imi, sepse ai ėshtė djali i vajzės sė gruas sime. Bija ime (e gruas sime) mund tė jetė edhe nėna ime sepse ajo ėshta gruaja e babait tim. Si rrjedhojė e kėsaj, unė jam vėlla i nipit tim tė vogėl. Dhe si bashkėshort i nėnės sė saj jam edhe baba i kėsaj, del se unė jam baba i nėnės sime dhe vėlla i djalit tė saj tė sapolindur: pra jam gjysh i vetvetes. Prandaj, kam nderin zoti Gjykatės, tė kėrkoj nga autoriteti Juaj tė mė sqaroni situatėn time familjare, kė ēka e kam dhe si t'i them e ēka tė bėj, o s'mė mbetet tjetėr veē tė marr malin. Pranoni, zoti Kryetar i GJSK, pėrshėndetjet tona mė tė vala.

E kam burrin taravol

Njė ditė, isha duke u kthyer nė shtėpi duke bartur nė krah njė pako me njėzet kilogramė kaēika t'pulave tė s'muta holandeze, kur mė ndali zonja Hatixhe e mė tha: - Nganjėherė, shpirti po mė dhemb e zemra po mė pikon gjak, kur po mė kujtohet se ēfarė taravoli kam marrė pėr burrė! Ku i pata sytė, he, mu bofshin kokoroshka (palagaqa)! K`si shmoklani s`mundesh me gjetė as nėpėr terrin e Prishtinės e unė u ngula nė tė! Bile, po i thom: me mujt me u kthy' edhe njė herė si dikur, kurrė s`tė kisha marrė more Selim! Kur po mė kujtohet se ēfarė rastesh kam pasė, po don me mė lujtė kapaku i kresė! Nganjėherė, kur po ma kopė barkun, s'po durohem pa i thanė: "Ēou more Selim e livrit diēka, mos bo voe se s't'kam vnue klluq... shihe Ibishin, njė pllambė njeri e pesė pllombė seri (edhe ky ma ka pasė shpallė dashurinė e unė budallica bojsha hajgare e lujsha me tė si me arushėn), me ēdo regjim po punon: njė herė me ata komunistat e vjetėr, pastaj nė dhjetė vjetėt e fundit me shkijet e Sllobodanit e tash asht lidhė me kėta t'sotit, e, i ka marrė katėr banesa e shtatė dyqane, pėr dy muaj i ndėrtoi dy banesa me nga pesė kate e na mbetėm nė kėtė kotec"! Dhe, a e dini si po mė pėrgjigjet shuli i pites? "Unė, baba e babgjyshi, e kemi pritė kėtė ditė qė as n'andėrr nuk e kemi pa, me u ēliru prej kėtyre zullumqarėve, e ti po mė flet pėr pasuni! Mos mė pėrzij me kėta gollova e mafijashė, se unė jam i kėnaqun bukė e krypė, e shyqyr qė erdhi kjo ditė. Faleminderit prej hazreti Klintonit e djemve tanė qė dhanė jetėn pėr kėtė liri e ti po mė pėrzien me kėta pulaxhi qė s'lanė koēak pa hi!" - Mė kopi, bre, po don me ma dhanė infarktin e dytė. S'po mund tė rri pa i thanė: "Po kush po tė vet' sot, o ēuran, se ēka ke qenė dje, por ktheje gėzofin se mi grive edhe kėto pak nerva qė mė kanė mbetė, more teveqel, e kėrce qysh po bje tupani i ri, se kurrkush s`po tė vet' as pėr hosh as pėr balosh, se s`po ta ndez njeri i gjallė qirin, se mos me qenė Nana Terezė kishim cofė unit, se nė vazhdoftė kėshtu s`ka me na ndihmu as Baba Terezė se le ma Nana! Burrat e botės po mbajnė nė xhep mija marka, e ty s`munden me tė gjetė asnjė fenig me ēu n' tyrbe"! Po..., me folė me at' mashkllin tem - asht kot, fol me Zenėn - fol me 'stenėn'. Ai trullani prapė me tė vjetrėn: "Unė jam patriot e jo mafioz". "Po kush po tė vet' sot pėr patriotizėm, more ahmak?! Nantėdhjetė pėr qind tė kėtyre "patriotave" i kemi pa nė Bllacė (sa me mjekrra tė rrueme, sa me t'lshueme e t'krueme), n' Stankovc e n' Shqipni, tu mbajtė fjalime nėpėr hotele e televizione, e tash nėpėr kafehane tue shitė ēallėm. Del e mbaj fjalim e rreh gjoks dhe tregoji plagėt (zorrėn qorre e ka hekė!), e trego qė ka qenė komandant, se, zaten, kjo Kosovė e shkretė, veē komandanta kish pasė e asnji ushtar!" Qe, kėshtu m'duhet me i folė burrit tem, po badihava, ai me ēdo fjalė ma shtin veremin he atij... ia shtifsha kunxhin te vorri, jarabi". Kur pashė se zonja Hatixhe veē po mirrte verem dhe unė po lodhesha tue i mbajtė kaēikat nėn sqetull, u mundova me e qetėsue. - Po kėshtu asht, moj zoja Hatixhe. Kėshtu ka qenė e ka me qenė; ēlirimin e fillojnė patriotėt, lirinė e bien trimat, dhe mjerisht, e shfrytėzojnė pulaxhitė e mafiozėt. Nga ana tjetėr, burri yt ka shumė kualitete; ėshtė shpianik, i ndershėm, nuk nget mbas femrave... - A edhe ti qasi koke a... Po, ēka ka me i ndjekė femrat more, qe ku m' ka mue si atki, po s'u mbetė ma as pėr kudra e jo pėr femna, ai i ngrandreqi. E ti mos ėm shit mend se edhe ti ua ke lshu' shpinė me qira tė huajve, po han veē kaēika t'pulave, t'ēurave e t'ēuranave, e mue m' ka ardhė thika nė fyt! Po, mos ta qitė zoti burrin taravol si mue.

Kopili

- Mimozė, pashė idealin, pse nuk mė ke telefonuar kur e kuptove se je shtatzanė. Do tė ishim kurorėzuar dhe fėmija tė kishte mbiemrin tim! - Ta dish se, kur morėn vesh prindėritt se jam shtatėzėnė, gjithė natėn e lume biseduan gjerė e gjatė dhe erdhėn nė pėrfundim se mė mirė qė nė familjen tonė tė kemi njė kopil sesa 'djalin' e njė politikani si ti. Ata thanė se kanė problem qysh me e hupė farėn tande e jo qysh me e shtue.

Kunxhi

Njė plak rrinte ulur nė park. Iu afrua nėj voglush dhe e pyeti sa ėshtė ora. - Edhe njė ēerek nė pesė, - iu pėrgjegj plaku. - Ehė! Pra, nė orėn pesė merre njė kunxh e shtine n' bothė, - i tha voglushi, duke pėrdorur foren qė e kishte dėgjuar prej tė mėdhenjve dhe iku. - Plaku u ngrit i hidhėruar, u takua me policin dhe iu ankua: - Njė voglush i paedukuar mė pyeti se sa ėshtė ora... - E? - Ai mė tha qė nė orėn pesė ta shtie kunxhin nė bothė... Polici shikoi orėn e dorės dhe i tha: - Epo mirė, mos u shqetėso! Keni kohė edhe pesė minuta.

GAZETA ZYRTARE E AVOKATĖVE
Gazeta zyrrtare e avokatėve nga Masachusets nė fillim tė kėtij viti botoi njėzet pyetje autentike qė avokatėt ua kanė parashtruar dėshmitarėve gjatė seancave gjyqėsore. Ja ēka pyesin avokatėt amerikan:

1. Na thuani, z. mjek a ėshtė e vėrtetė se kur njeriu vdes nė gjum, pėr atė nuk ėshtė i vetėdishėm deri nė mėngjes?
2. Fėmija i vogėl i juaj, njėzetvjeēari, sa vjet i ka?
3. A keni qenė prezent kur u kanė fotografuar?
4. Keni qenė vetė apo ska pasur askush?
5. A keni qenė ju tė vrarė nė luftė apo vėllau i juaj?
6. A ju ka vrarė?
7. Sa kanė tė larguar automjetet nė momentin e ndeshjes?
8. Keni qenė atje deri sa nuk jeni larguar, apo jo?
9. Sa herė keni bėrė vetvrasje?
10. Dmth embrioni i foshnjės ka filluar mė 8 gusht? “PO” Ēka keni bėrė ju nė atė moment?
11. Ajo ka tre fėmijė apo jo? “PO” Sa djem? “Asnjė” Sa vajza?
12. Thuani se shkallėt ēojnė nė bodrum “PO” A ka mundėsi qė me ato shkallė tė hypet lart?
13. Z. Sllatery ishit njė kohė tė gjatė nė muajin e mjaltit, apo jo? “Po, gjatė asaj kohe isha nė Evropė” A e morėt me vete bashkėshorten?
14. Si pėrfundoi martesa juaj e parė? “Me vdekjen” Me vdekjen e kujt?
15. Si do ta pėrshkruanit atė person? “Kishte gjatėsi tė mesme, me mjekėrr” A ishte mashkull apo femėr?
16. Na thuaj z. mjek sa obduksione i keni kryer mbi tė vdekurit? “Tė gjitha obduksionet e mija i bėj nė trupa tė vdekur”
17. Tė gjitah pėrgjigjet tuaja duhet tė jenė gojore, kuptoni? Nė cilėn shkollė keni mėsuar? “Gojore”
18. A ju kujtohet sa ka qenė ora kur e keni kontrolluar trupin? “Autopsija filloi nė 8.30 nė mėngjes” Ndėrsa z. Denington ishte i vdekur nė atė kohė apo jo? “Jo, qėndronte tavolinėn pėr obduksion dhe pyetej se pse ka nevojė pėr obduksion”
19. A jeni tė kualifikuar tė jepni mostėr tė urinės? “Jam i kualifikuar prej fėmijėrisė”
20. Z.mjek, para se keni filluar me obduksion a keni kontrolluar pulsin? “Jo” Kontrolluat shtypjet e gjakut? “Jo” Kontroluat frymėmarrjen? “Jo” Do tė thotė ėshtė e mundur qė pacienti tė ketė qenė i gjallė kur keni filluar obduksionin. “Nuk ėshtė e mundur” Si mund tė jeni aq tė sigurtė z.mjek? “Pasi qė truri i tij ishte nė enėn e formalinit dhe ishte mbi tavolinė” Por a nuk ėshtė e mundur qė krahas asaj pacienti tė ketė qenė i gjallė? “Mund tė ketė qenė i gjallė dhe sot tė merrej me avokaturė”…

View user profile

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum